Zbulohen emrat e katër klubeve nga Shqipëria që do garojnë në ligën mbarëkombëtare

Superliga 21 Maj 2020 17:57

Liga mbarëkombëtare shqiptare në mes Kosovës e Shqipërisë, pritet të nisë në tetor të këtij viti.

Megjithëse jo zyrtarisht nga Kosova pritet të marrin pjesë Prishtina, Peja, Ylli dhe Rahoveci.

“AsistiOnline” ka publikuar gjatë ditës së sotme një informacion se Goga-Basket, Tirana, Vllaznia nga Shkodra dhe Teuta nga Durrësi do të jenë klubet nga Shqipëria që do të marrin pjesë në ligën mbarë-shqiptare.

Asnjëra nga dy federatat respektive nuk i kanë konfirmuar emrat e klubeve që do të marrin pjesë në këtë ligë, megjithëse mediat tashmë e kanë bërë punën e tyre.

-->