Zbulohen fanellat e Liverpoolit për sezonin e ri

Futboll 15 Prill 2019 17:47

Fanellat e reja të Liverpoolit, tashmë kanë ‘rrjedhur’ online.

Në internet kanë filluar të qarkullojnë foto që raportohet se janë fanella të reja të Liverpoolit, shkruan Insporti

Ashtu si në sezonet e kaluara, pritet që debutimi i fanellës së re të bëhet në një prej ndeshjeve të fundit si vendas, në sezonin e Premierlgiës.

Fanella për ndeshjet si vendas e sezonit 2019-20, pritet të ketë një nuancë më të ndezur të ngjyrës së kuqe, krahasuar me atë të tashmen, derisa ngjyra ari do të përdoret për logot NB dhe LFC.

Logo e sponsorit Western Union po ashtu do të jetë në ngjyrë të artë, përderisa sponsori Standard Charteret do të jetë në ngjyrë të bardhë.

Ndërkaq, shorcet, po ashtu edhe çorapet, do të kenë ngjyrë të kuqe.

Më poshtë keni fanellat e reja të Liverpoolit, të bëra nga ‘New Balance’. /Insporti.com/