Zbulohen fjalët e ashpra që Van Dijk ia tha Pickfordit pak sekonda pasi portieri e lëndoi keq holandezin

Futboll 18 Tetor 2020 22:56

Virgil van Dijk u lëndua dje pas një ndërhyrje horror që ia bëri Jordan Pickford në minutën e gjashtë

Liverpooli dje luajti baras 2-2 me Evertonin, por duket se ka humbur lojtarin kryesor për një kohë të gjatë, shkruan Reporteri.net

Van Dijk u lëndua keq pas një përplasje me Pickfordin dhe raportimet e para thonë se holandezi pritet të jetë gjatë jashtë fushave të blerta.

Por, Van Dijk ia kishte thënë disa fjalë të ashpra portierit të Evertonit, pasi ky i fundit e përplasi për toke gjatë një dueli.

“Largohu, nuk më duhet ndihma jote”, i ka thënë mbrojtësi portieri anglez kur iu afrua ta ndihmonte holandezin që të ngrihej.

-->