Zbulohen fjalët që i shkëmbyen Benzema dhe Mbappe në tunel para derbit

Futboll 16 Shkurt 2022 09:54

Dy sulmuesit francez. Kylian Mbappe dhe Karim Benzema shkëmbyen disa fjalë në tunel para ndeshjes mes PSG e Real Madridit që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve.

23-vjeçari dukej shumë i lumtur për t’u takuar me Benzeman – me Get French News duke përkthyer atë që u tha mes të dyve.

Mbappe tha: “Si jeni? Nuk jeni të lënduar?”.

Benzema: “Pak po”.

Mbappe: “Gënjeshtar, shko!”.

Benzema: “Ti je një i çmendur”.

Kjo ngriti dyshime tek tifozët për kalimin e Mbappe tek Real Madrid. Mbappes i skadon kontrata këtë verë dhe është sugjeruar fuqishëm se ai do të transferohet te Los Blancos në verë, pasi ka refuzuar ofertat e kontratës nga PSG. 

Ndryshe, Real Madridi u mposht me rezultat 1:0 nga PSG me golin e Kylian Mbappes në sfidën e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

/Insporti.com

-->