Zbulohen gjysmëfinalistet e Kampionatit Evropian në hendboll

Hendboll 23 Janar 2020 16:19

Kanë përfunduar grupet finale të Kampionatit Evropian në hendboll që po mbahet në Austri, Suedi dhe Norvegji, transmeton Insporti.

Gjysmëfinalja e parë do jetë në mes të Norvegjisë dhe Kroacisë, ndeshja e cila do të  zhvillohet nesër (e premte), me fillim nga ora 18:00.

Spanja ndërkohë luan gjysmëfinalen tjetër ndaj Sllovenisë në orën 20:30.

Ndeshja për vendin e pestë do kontesohet nga Gjermania dhe Portugalia. Sfida luhet të shtunën me fillim nga ora 16:00.

Finalja e madhe zhvillohet me 26 janar në Tele 2 Arena, në Stockholm të Suedisë dhe nis në orën 16:30.

-->