Zbulohen maskotat e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” (Video)

Sporte tjera 01 Mars 2018 11:34

Gjatë ditës së djeshme në një prej shkollave të kryeqytetit të Japonisë, janë zbuluar maskotat për Lojërat Olimpike dhe Para-Olimpike “Tokyo 2020”, kurse ende nuk dihet se si do të quhen këto maskota.

Maskotat janë përzgjedhur nga një numër i madh i nxënësve të 16,769 shkollave fillore, ku nxënësit e gjithsej 205,755 klasave, kanë mundur të përzgjedhin në mesin e një seti prej tri dizajnëve për maskota.

Maskotat që tek pritet se do të emërtohen, janë një lloj i dhelprave super heronj, që janë futuristike dhe kanë aftësi të teleportohen, të lëvizin objekte përmes mendjes së tyre dhe po ashtu kanë aftësi edhe të flasin me gurë dhe erën.

Nga organizatorët e “Tokyo 2020” është thënë se, maskotat janë karaktere që mishërojnë traditën e vjetër dhe inovacionet e reja të Japonisë.

Sipas tyre, maskotat e dhelprave super heronj, të dyja kanë personalitete të ndryshme, por e respektojnë njëra tjetrën dhe janë shumë shokë të mirë.

Kafsha ose krijesa me ngjyrë të kaltër, do të jetë maskota e Lojërave Olimpike, kurse ajo me ngjyrë pink, do të jetë maskota e Lojërave Para-Olimpike.

Të dy maskotat janë krijuar nga një ilustrues dhe dizajner i karaktereve, Ryo Taniguchi.

Japonia dihet se është një vend që shumë i pranon maskotat, sidomos ato të heronjve nga filmat vizatimor, dhe paneli organizativ i “Tokyo 2020”, tani pritet t’i emërojë maskotat e përzgjedhura, të cilat do të prezantohet pastaj zyrtarisht të kompletuara në verën e vitit 2018.  /Insporti.com

-->