Zbulohen pesë fjalët që Kubrat Pulev ia tha Joshuas pas përballjes së tensionuar

Boks 10 Janar 2021 11:48

Kubrat Pulev i tha Anthony Joshuas ‘mbaje mend kush jam unë’, menjëherë pas përballjes së tensionuar muajin e kaluar mes dy boksierëve në ‘Wembley’.

Kjo sipas promoterit të Pulevit, Ivaylo Gotzev, i cili u shpreh për ‘Sky Sports’:

”Mendoj se ajo që tha ai është ‘mbaje mend kush jam unë’.

”Me fjalë të tjera, ajo që ai deshi të thoshte është se do të kthehem dhe do të takohemi sërish.”

Joshua, pas kësaj fitoreje, iu afrua edhe më shumë përballjes me kampionin e WBC në kategorinë e rëndë, Tyson Fury.

-->