Zbulohen planet për stadiumin e ri të Everton (Foto)

Futboll 03 Prill 2018 10:38

Skuadra angleze e Everton do të jetë në një të ardhme me një stadium të ri, ku pjesa kryesore e tribunës do t’i ngjasojë asaj të Borussia Dortmund, e njohur si “muri i verdhë”.

Arkitekti kryesorë i këtij projekti, amerikani Dan Meis, ka thënë se, me të përfunduar ky stadium, pritet të jetë ndër më impozantët në Angli.

Arkitekti amerikan gjatë të hënës u takua me tifozët e klubit të Everton, për t’i shpalosur planet fillestare në formatin 3D dhe në të njëjtën kohë i informoi ata edhe me disa aspekte, ku thuhet se në njëra anë e tribunave do të zë në mes 12.000 dhe 15.000 përkrahës/shikues.

“Ne po planifikojmë të krijojmë një pjesë shumë të madhe për tifozët vendas në tribunën jugore, e cila do të jetë një kopje e “Murit të Verdhë” të stadiumin të Borussia Dortmund”, tha arkitekti amerikan, Dan Meis.

“Varësisht nga kapaciteti i përgjithshëm i stadiumit, ajo pjesë e tribunës, do të zë nga 12.000 deri në 15.000 mijë shikues, e po ashtu dëshirojmë ta krijojmë në atë mënyrë që prapa saj të shihet i gjithë qyteti”, u shpreh arkitekti.

Dan Meis, tha po ashtu se, ai dëshiron që ta bëjë stadiumin e ri të Everton si një fortesë dhe dëshiron që klubi ta posedojë njërin nga stadiumet më të mira në futbollin anglez.

Po ashtu, tifozët kanë shprehur se dëshirojnë të kenë një stadium me një kapacitet minimumi prej 50.000 vendeve dhe të kenë mundësinë të jenë sa më afër fushës, siç është në stadiumin momental të Everton, ai i “Goodison Park”. /Insporti.com




“Muri i Verdhë” i stadiumit të Borussia Dortmund, ka një gjatësi prej 100 metra dhe gjërësi 40 metra, kurse gjithsej zë 25.000 shikues.

 

-->