Zbulohen prapaskenat, kush e mundësoi takimin e Edi Ramës me Cristiano Ronaldon

Futboll 09 Janar 2021 11:39

Në tërmetin e nëntorit të vitit 2019, dy djem të vegjël shpëtuan duke u hedhur nga dritarja. Kryeministri Rama bën realitet ëndrrën e fëmijëve, duke ju mundësuar takimin me idhullin e tyre, Cristiano Ronaldon.

Duhet përmendur faktin se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një tifozë i flakët i Juventusit.

Ky takim u përfol shumë por ku qëndron e vërteta.

Në emisionin “Pasó” gjatë një interviste për Top Albania Radio, ishte i ftuar vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, i cili ka sqaruar gjithçka rreth këtij takimi.

“Për çudi nuk e kam lexuar fare këtë ‘blerës’ dhe nuk është aspak e vërtetë. Është thjesht një takim i organizuar nga miqtë e tim vëllai tek Juventusi dhe Lazio, sepse ka edhe Igli një rol në këtë pjesë. Me thënë të drejtën nuk e kam pyetur, di që nga ai takim mua më ka ardhur një fanellë e Cristiano Ronaldos me firmë edhe kaq”, u shpreh drejtori Partizanit, Olsi Rama.

-->