Zbulohen se cilat klube janë të interesuara për Rashicën

Futboll 09 Prill 2020 17:01

Disa klube nga Premier League e Anglisë dhe Bundesliga gjermane janë interesuar tashmë për situatën e sulmuesit të Werder Bremenit, Milot Rashica.

Lajmin e ka konfirmuar një nga përfaqësuesit e Rashicës. Në mediume është raportuar se për transferimin e yllit të Kosovës është duke u interesuar Liverpooli.

Së fundi është përmendur edhe Napoli në mesin e klubeve të interesuara.

“Ka shumë interesime nga Premier League dhe Bundesliga. Ne nuk kemi qenë direkt të kontaktuar, por e dijmë se ka interesim edhe nga Napoli. Mirëpo, nëse Napoli e dëshiron Milotin, duhet të nxitojë. Ne jemi duke shikuar tashmë, derisa liga është e pezulluar”, ka thënë Nek Capric për “Radio Marte”.

Rashica po pritet të largohet nga Werderi pas përfundimit të këtij edicioni. Ai këtë stinor ka realizuar dhjetë gola dhe asistuar pesë tjerë në 24 ndeshje në të gjitha garat.

-->