Zbulohen se kush janë katër nominimet për trajnerin e sezonit në Premier League

Futboll 07 Gusht 2020 16:44

Janë zbuluar emrat e katër nominimeve që janë në garë për çmimin ‘Trajneri i sezonit’ në Premier League.

Frank Lampard dhe Chris Wilder kanë mposhtur Pep Guardiolan në listën e shkurtër për Menaxherin e sezonit në kampionatin elitar anglez.

Trajneri i Cityt fitoi çmimin për sezonin 2018-2019, pasi skuadra e tij fitoi titullin e dytë radhazi, por ata përfunduan sezonin e fundit 18 pikë prapa kampionëve të Liverpoolit.

Kështu, Jurgen Klopp kryeson nominimet pasi frymëzoi Reds në titullin e tyre të parë në 30 vjet, ndërsa Brendan Rodgers zë vendin e fundit në listën e shkurtër pasi Leicester City përfundoi në vendin e pestë.

Lampard gjendet në listën pas sezonit të tij të parë në krye të ekipit nga Stamford Bridge, pasi Chelsea përfundoi sezonin në vendin e katërt.

Blutë u goditën me një ndalim transferimesh në fillim të sezonit dhe Lampard zbuloi lojtarë të rinj si Mason Mount, Tammy Abraham, Fikayo Tomori, Billy Gilmour dhe Reece James.

Në listë gjendet edhe trajneri i Sheffield Unitedit, Chris Wilder, i cili ishte befasia më e këndshme e kampionatit duke mbyllur sezonin në vendin e nëntë, ndërsa deri në javët e fundit ishte tek pozitat pesë dhe gjashtë.

Klopp është favoriti për të fituar çmimin pasi skuadra e tij dominoi pjesën më të madhe të sezonit duke shkuar pa humbje deri në shkurt dhe e përfunduan sezonin me 99 pikë.

-->