Zbulohet arsyeja pse doli jashtë realitetit sulmuesi francez

Futboll 18 Shkurt 2018 19:15

Bafétimbi Gomis ka histori të rrëzimeve në fushë, në vitin 2009 ai ishte rrëzuar 3 herë brenda vitit. Më vonë, gjatë kampit stërvitor me kombëtaren franceze është ka humbë ndjenjat, ndërsa që pas alivanosjes është diagnostifikuar me sinkopë refleksive, që është çrregullim neurologjik që shkakton rënie të menjëhershme të presionit të gjakut dhe humbje të vetëdijes.

Sulmuesi Gomis simptomat i përjeton kur lagështia në ajër është e lartë, në temperatura të larta dhe po ashtu në momente stresi – duke i rënë shpejtë shtypja e gjakut dhe pulsi.


Pas rrëzimit të tij gjatë ndeshjes me Galatasarayin kundër Kasimpasas, sulmuesi francez vazhdoi ndeshjen deri në fund. Galatasaray humbi ndeshjen dhe vendin e parë në Super ligën turke. /Insporti.com

-->