Zbulohet arsyeja se pse Allegri refuzoi drejtimin e Arsenalit dhe Chelseat

Futboll 10 Mars 2021 18:43

Masimiliano Allgeri ka refuzuar Chelsea dhe Arsenalin përshkak të problemeve në familje, ka deklaruar një mik i afërm i tij, raporton Insporti.

53 vjecari Italian, është në “pushime” që nga maji i vitit 2019, ku u largua nga Juventusi pas fitimit të titullit të pestë me radhë në Serie A.

Miku i ti Giovanni Galeone foli për Radio Kiss Kiss, u zbuloi arsyet pse Allegri vazhdon që ende të mos marr “timonin” e ndonjë klubi.

 “Arsyeja është e shumë e thjeshtë, ka pasur probleme te mëdha familjare me nënën e tij”

“Max ka refuzuar shumë klube ndër to edhe Arsenal, Chelsea, Real Madrid dhe PSG”  

“Ai refuzoi Real Madridin të fundit nga klubet e cekura më herët. E pyeta se si mundi të refuzoj një klub kaq të madh”.

“Pergjigjja e Allegrit më befasoi: “Nuk mund të bëhem një palaço dhe të refuzoj të gjitha klubet tjera dhe pas 10 ditëve të pranoj atë të Realit”

“Masimiliano Allegri është një njeri i drejtë, zotëri dhe një trajner shumë i suksesshëm” deklaroi ne fund Giovanni Galeone

Masimiliano Allgeri pritet qe te kthehet ne ndonjë klub te madhe nga sezoni i ardhshëm pas dy viteve pauzë. /Insporti.com/

-->