Zbulohet basti që e kishte Raul me Kakan te Real Madrid

Futboll 10 Prill 2020 10:37

Gjatë pjesës së dytë të sezonit 2009/10, Raul Gonzalez që luante për Real Madridin ishte lënduar.

Ai pas humbjes në El Clasico ndaj Barcelonës më 10 prill, mori analizat dhe do të ishte jashtë për tre javë pas një dëmtim të gjurit, duke iu bashkuar Kaka në listën e të lënduarve.

Braziliani nuk kishte luajtur që nga humbja në Ligës së Kampionëve ndaj Lyon, ku ai e dëmtoi ijën e tij, e cila kishte marrë më shumë kohë për t’u shëruar sesa mendohej.

Gjatë kohës kur dyshja rimëkëmbej nga lëndime dhe punon bashkë nuk kishin munguar bastet mes Raul dhe Kaka.

“Dëshironi të vini bast që unë do kthehem para teje?”, i kishte thënë kapiteni, fituesin të Topit të Artë 2007.

Sergio Ramos, gjithashtu i pranishëm, i tha Kakas; “Duhet të dish të luash me dhimbje”.

Kakas i bën mirë këto fjalë dhe u kthy të luante ndaj Real Zaragoza më 24 prill, por e humbi bastin, pasi në atë ndeshje do të luante edhe Raul.

Të dy e nisën nga stoli ndeshjen në La Romareda atë natë, por Raul u futur i pari në fushë.

Spanjolli madje shënoi me të filluar pjesa e dytë, por u lënduan në nyje dhe ia hapi rrugën Karim Benzemas.

Kaka u fut në fundin e ndeshjes dhe shënoi një gol të bukur që e mbajti Realin në garë për titull.

Ajo ishte paraqitja e fundit e Raulit me fanellën e Real Madridit, pasi gjatë verës kaloi te Schalke.

-->