Zbulohet biseda e McGregor dhe Cerrone pas ndeshjes

Sporte luftarake 24 Janar 2020 09:14

Conor McGregor fitoi 40 sekonda meçin me amerikanin Donald Cerrone.

Për super yllin irlandez të UFC-së, kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, shkruan Insporti.

UFC tashmë ka lëshuar disa pamje të pa publikuara të eventit që tregojnë se sa i respektueshëm ishte McGregor ndaj kundërshtarit të tij.

“Të dua, Donald. Ato goditje në krah të thyen apo ?” – ishin fjalët e McGregorit drejtuar Cerrones.

Gjersa videoja vazhdon, McGregor i thotë: “Punë e mirë Donald. Respekt”.

Ai pastaj iu afrua edhe gjyshes së Cerrones duke i thënë: “Kam shumë respekt për ju. Keni rritur një djalë të mrekullueshëm. Duhet të jesh krenare, e kam seriozisht”.

 

-->