Zbulohet “cicërima” e vjetër, komenti për Ronaldon ka përçarë Barcelonën

Futboll 30 Qershor 2020 17:56

Barcelona nuk është duke kaluar një periudhë të mirë këtë sezon, sidomos tani që ka humbur udhëheqjen në La Liga. Vendin e parë të renditjes e ka marrë Real Madridi.

Kriza sportive rëndohet gjithashtu nga informacionet e fundit, që kanë dalë në dritë, pas tensionit midis stafit teknik dhe skuadrës. Në Vigo u pa se si Messi nuk dëshironte të afrohej, kur Eder Sarabia, zv. trajneri, po jepte udhëzimet e rastit për skuadrën katalanase. Të nesërmen pati një takim të ashpër dhe të tensionuar midis lojtarëve dhe stafit teknik.

Marrëdhënia e lojtarëve me Eder Sarabia nuk është idilike. Dhe gjithçka mund të vijë nga një kohë paksa e largët. Tani, mes tensionit, del në dritë një koment, që trajneri i dytë aktual i Barcelonës bëri në rrjetet e tij sociale. “Asnjëherë nuk ka pasur një golashënues si Cristiano”, – shkroi ai në vitin 2015, në llogarinë e tij në Twitter.

Ky pozicionim bie ndesh me Messin, që prej vitesh udhëheq skuadrën Blaugrana dhe lufton “dhëmbë për dhëmbë” me portugezin për të qenë më i miri në botë. Në atë kohë, Sarabia nuk kishte dyshime, dilte publikisht pro CR7.

Për orë të tëra, kjo “cicërimë” e vitit 2015 është bërë virale dhe është mbushur me komente të tilla si “bëja gjërat të qarta Messit; jepi atij një paralajmërim se nuk luan ndeshjen tjetër; tregoja se kush është në krye”. Shumë të tjerë janë kundër tij me komentet e bëra.

-->