Zbulohet data e mbajtjes së garave “Drag Race” në Kosovë

FASK 04 Qershor 2020 13:27

Nga Federata e Auto Sporteve e Kosovës janë publikuar datat e garave që do të zhvillohen gjatë muajit qershor.

Sipas FASK, garat “Drag Race” do të zhvillohen më 20-21 qershor, në Sllatinë.

Po ashtu garat në Auto Slalom do të zhvillohen më 14 qershor ndërsa Hill Climb do të zhvillohen më 26-28 qershor.

Garat “Drag Race” në Kosovë ngjallin interesim mjaft të madh të garuesve dhe fanatikëve të veturave.

-->