Zbulohet e vërteta: Xhaka nuk ishte fajtori te goli i pësuar i Arsenalit

Futboll 01 Tetor 2019 09:02

Granit Xhaka nuk del të jetë fajtori i golit të pësuar te Arsenalit, përkundër faktit se u ‘vërshua’ menjëherë nga kritikat, gjatë dhe pas ndeshjes.

Reprezentuesi i Zvicrës, tani kapiten i ‘Topçinjve’, u fajësua për atë se uli kokën në momentin kur McTominay shënoi golin e epërsisë, përcjell Insporti

Por, sipas pamjeve të publikuara nga këndet e tjera, del se Xhaka nuk ishte fajtori, për shkak se gjuajtjen e McTominayt e devijoi Sokratisi.

Në ‘Twitter’, është publikuar video ku shihet se në fakt topi shkon në drejtim të Xhakës dhe ai pozicionohet në trajektore të topit, për ta devjiuar atë me kokë.

Sidoqoftë, mbrojtësi Sokratis i dha topit një devijim të lehtë me krahë, duke bërë që topi më pas të shkonte anash kokës së Xhakës.

Në videon më poshtë, shihet qartë se Xhaka në fakt po e priste topin që ta godiste atë me kokë, por trajektorja që Sokratis i dha topit ndryshoi gjithçka.

Lidhur me këtë veprim të Xhakës pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri Unai Emery. /Insporti.com/