Zbulohet fjalimi i Pogbas para ndeshjes me Argjentinën: “Do t’i vrasim – Messi? Nuk më intereson”

Futboll 18 Korrik 2018 09:02

Paul Pogba kishte dhënë një fjalim emocionues para ndeshjes mes Francës e Argjentinës në Kupën e Botës, duke iu thënë shokëve “sot do t’i vrasim”, duke mos i interesuar se kundërshtar e kishte njërin prej më të mirëve në histori, Messin.

France fitoi titullin e dytë të Botës falë paraqitjes fantastike në finale ku “Gjelat” e mposhtën 4-2 Kroacinë.

Por, jo rastësisht erdhi ky titull i Botës, ata e besonin këtë që nga fillimi – sidomos Pogba i Manchester United që ka qenë lider në fushë dhe jashtë saj.

“Dua të shoh luftëtarë në fushë djema”, shihet Pogba duke iu thënë shokëve në një rast në dokumentarin që do të publikohet nga TF1 . “Nuk dua të shkoj në shtëpi!”.

“Do të përfundojmë të lumtur sot, dua të festoj sonte. Dua të jem baba në fushë, të gjithë së bashku! Dua burra, luftëtarë, ushtarë”.

“Do do t’i vrasim. Me Messin apo pa Messin, nuk më intereson – kemi ardhur ta fitojmë këtë Kupë Bote ç*** n****”, thotë mes tjerash Pogba.

Pogba ishte ndër më të kritikuarit para Botërorit, por edhe në fillim. Më pas ai i heshti të gjithë kritikët, duke qenë lider i “Gjelave”. /Insporti.com/