Zbulohet gjithçka, Mourinho nuk ishte opsioni i parë i Tottenham

Futboll 20 Nëntor 2019 13:30

Emërimi i Jose Mourinho në bankinën e Tottenham ka bërë bujë në botën e futbollit. Rikthimi i portugezit në futbollin anglez nuk është pritur edhe aq mirë, pasi shumë analistë nuk presin që ai të ketë sukses me klubin nga Londra e Veriut, shkruan Insporti.com.

Megjithatë, “Special One” nuk ishte opsioni i parë i presidentit të Spurs, Daniel Levy, gjithnjë sipas “Daily Mail”.

Brendan Rodgers, Leicester City

 

“Daily Mail” raporton se Levy kishte kontaktuar Brendan Rogders, i cili aktualisht është trajner i Leicester City dhe këtë sezon është duke shkëlqyer. Por, Leicester City nuk ka qenë farë i interesuar të dëgjojë për ofertën e Levy dhe kështu ai është kthyer te opsioni i quajtur “Jose Mourinho”.

Në artikull e publikuar nga “Daily Mail” po ashtu thuhet se Mourinho pas largimit nga Manchester United, ka qenë i interesuar për pozitën e trajnerit të Spurs.

Mauricio Pochettino's departure from Tottenham has been a month in the pipeline
Mauricio Pochettino

 

“Special One” ishte shkarkuar nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018, pas humbjes nga Liverpooli me rezultat 3:1.

Tottenham mbrëmë shkarkoi trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino pas pesë sezoneve. Raportohet se vendimin për shkarkimin e Pochettinos, presidenti Levy e kishte marrë pas barazimit me Shefield United para pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

“Gjelat” renditen në pozitën e 14-të me 14 pikë pas 12 ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligë. /Insporti.com/

-->