Zbulohet ‘lista e dëshirave’ e Ronaldos, i kërkon këta 6 lojtarë

Futboll 24 Prill 2019 14:05

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Juventusi që në verë të ndodhë një revolucion në skuadër.

Ylli portugez nuk është i kënaqur me disa bashkëlojtarë që ka në skuadër, andaj nga Juventus ka kërkuar që në verë ata të shiten.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kërkuar nga ‘Zonja e Vjetër’ që të ndodhin gjashtë transferime, në mënyrë që të triumfojnë në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo ka kërkuar nga Juventus transferimin e lojtarëve si: Raphael Varane, Tanguy Ndombélé, Joao Felix, Isco Alarcon, Federico Chiesa dhe Kostas Manolas.

Për transferimin e këtyre gjashtë lojtarëve, torinezëve do u duhen mbi 300 milionë euro, ndërsa kjo shumë do të arrihet edhe nga shitja e disa lojtarëve si, Paulo Dybala, Douglas Costa e Alex Sandro.