Zbulohet mesazhi që pronarët e Liverpoolit i kanë dërguar Jurgen Kloppit

Futboll 13 Gusht 2019 09:57

“Mirror” ka zbuluar mesazhin e pronarëve të Liverpoolit për objektivin e këtij sezoni.

Amerikani John Henry i ka kërkuar trajnerit gjerman që këtë edicion prioritet të ketë Premier Ligën, që në “Anfield” nuk festohet prej 30 vitesh, përpara Championsit.

Por përpara se të mendohet për të, Liverpooli duhet të fitojë një tjetër trofe të mërkurën në Stamboll, Superkupën e Evropës.

Van Dijk nuk ua ka kursyer një shigjetë rivalëve të Chelseat.

“E dimë që Chelsea ka shumë cilësi, sepse kanë fituar Ligën e Europës, prandaj duhet të jemi të përqendruar. Por ata nuk do të jenë rivalët tanë për titullin e Premier Ligës. Është ende shumë herët për të folur”, tha mbrojtësi holandez.

Liverpooli për herë të fundit titullin në Angli e ka fituar në sezonin 1989/90.