Zbulohet miqësorja e radhës e Shqipërisë

Futboll 28 Mars 2018 09:15

Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, i cili është duke u përballur me shumë kritika lidhur me lojën e dobët të ekipit shqiptarë, në konferencën për shtyp pa dashje ka bërë të ditur se ekipi i Shqipërisë do të ketë një grumbullim tetë ditor në Zvicër.

Kurse, më pas mediat në Shqipëri kanë kuptuar se e gjitha kjo do të ndodh për shkak se Shqipëria do të ketë përgatitjet për dy miqësoret e radhës para garës së Nations LEague e cila mbahet na shtator të këtij viti.

Po ashtu, nga shtypi shqiptarë është kuptuar se skuadra e miqësores së parë të Shqipërisë, do të jetë Ukraina, kurse për Përfaqësuesen e dytë ende nuk dihet se cila do të jetë. /Insporti.com

-->