Zbulohet oferta e Lazios për Marash Kumbullën

Futboll 26 Qershor 2020 17:38

Marash Kumbulla vazhdon të jetë futbollisti shqiptar më i kërkuar në merakto. Mbrojtësi kuqezi ka bërë debutimin e tij këtë sezon dhe tashmë është kthyer në një pikë kyçe për Hellas Veronën.

Së fundmi mediat italiane raportojnë se Lazio ka parakaluar Interin në merkato dhe është pranë firmës me mbrojtësin. Tare ka arritur të bind Kumbullën që të firmosi me skuadrën bardhekalatër, ndërsa tani janë zbuluar edhe detajet e kësaj marrëveshje. Lazio ofron 20 milionë euro dhe kartonat e Lombardi e Berishës që janë preferuar më shumë nga Hellas Verona.

Për Kumbullën është gati një kontratë për 5 sezone me një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon si dhe garanci për një vend titullari. Trajneri Inzaghi ka dhënë miratimin e tij pasi e shiko si titullar në skuadrën e tij dhe për këtë arsye Kumbulla është bindur për këtë transferim.

-->