Zbulohet oferta e Mallorcës për Muriqin

Futboll 26 Janar 2022 15:58

“Corriere dello Sport” raporton se klubi bregdetar spanjoll, Mallorca synon ta marrë Vedat Muriqin në formë huazimi dhe me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Mallorca është e gatshme t’i paguajë 8 milionë euro për ish-futbollistin e Rizesporit.

Ndërkohë, Lazio është e gatshme ta japë lojtarin në formë huazimi. Por, klubi italian e ka kërkesë të prerë opsionin e blerjes së obligueshme të kartonit të Muriqit në verën që vjen për 10 milionë euro.

Gjithashtu, problemi qëndron edhe te rroga e lojtarit. Vedati aktualisht paguhet 2,2 milionë euro në vit në Romë.

Ndërsa, klubi spanjoll ia ka ofruar atij ekzaktësisht gjysmën e kësaj shume.

Sidoqoftë, duket se preferencë e futbollistit është që të rikthehet në futbollin turk.

Ndër të tjera, flitet se interesim për futbollistin prizrenas kanë shfaqur edhe Saint Etienne në Francë dhe CSKA Mosca në Rusi.

Gjithçka rreth së ardhmes së Muriqit do të zbulohet këtë javë.

-->