Zbulohet paga e lartë e Mourinhos tek Roma

Futboll 04 Maj 2021 23:14

Mediat italiane kanë zbuluar së fundmi edhe detajet e kontratës së portugezit, i cili do të fitojë te Roma 7 milionë euro plus bonuse për 3 vjet.

Klubi i Totenhemit do të mbulojë diferencën e pagave gjatë vitit të parë, duke i dhënë 9 milionë “Special One” për një vit. Sipas “Sky Sport”, Murinjo do të futet fuqishëm në merkato për të gjetur një portier, sulmues dhe mbrojtës qendror cilësor, për të ndërtuar një ekip kompetitiv.

-->