Zbulohet paga e Neymar në PSG

Mediat franceze kanë arritur të zbulojnë shifrën e saktë të pagesës së Neymar në PSG, sensacioni brazilian, i cili në PSG u transferua për më shumë se 200 milionë Euro, paguhet 3 milionë Euro në muaj, duke qenë bindshëm lojtari më i paguar në Ligue 1.
Sipas shumë gazetarëve, Neymar ëhstë futbollisti i dytë më i paguar në Evropë, pas argjentinasit Lionel Messi dhe do të vazhdojë të jetë më i paguar se Cristiano Ronaldo, edhe kur portugezi të nënshkruaje kontratën e re me Real Madridin.
Neymar deri më tani është lider i pakontestueshëm në PSG dhe një prej disa transfereve të mëdha që ka bërë ky ekip duke dashur të fitojë Ligën e Kampionëve.
Pikërisht javën e ardhshme, Neymarin dhe ekipin e tij i pret dueli me Cristiano Ronaldon dhe Realin, në garën elitare evropiane.