Zbulohet prapaskena, Arsenali hoqi dorë nga ky yll i madh për të marrë Granit Xhakën

Futboll 19 Prill 2020 19:20

Prapaskena mjaft interesante ka zbardhur “The Athletic” këtë të diel në lidhje me kalimin e Taulant Xhakës tek Arsenali, marrëveshje që u finalizua pasi u hoq dorë nga Ngolo Kante.

Siç shpjegon The Athletic, Arsenali vendosi të nënshkruante me mesfushorin zvicerian në vend të Kantes, sepse tarifa shtesë që kërkonte agjenti i francezit konsiderohej tepër e madhe.

E gjithë kjo situatë ndodhi në verën e vitit 2016, në merkaton e së cilës N’Golo Kante vinte si fitues i Premier Ligës.

Ai kishte treguar paraqitje mjaft dinjitoze me skuadrën e tij, Leicesterin, i cili arriti të bënte historinë duke fituar sezonin 2015-2016.

Mirëpo, në fund gjithçka dështoi dhe kështu Arsenali vendosi të hidhej në sulm për të marrë shërbimet e Xhakës, me këtë të fundit që vesh akoma fanellën e Arsenalit.

-->