Zbulohet rroga që Amir Rrahmani merrte në Drenicë, ja sa fiton në Napoli

Kombëtarja 23 Janar 2020 17:14

Amir Rrahmani ka bërë hap të madh në karrierë. Ai është transferuar në Napoli nga skuadra e Hellas Veronës dhe do nis aventurën si “napolitan” gjatë verës.

Mirpo gjërat nuk ishin gjithmonë kaq mirë për kapitenin e Kosovës. Gjatë kohës së tij në KF Drenica,  paga e tij mujore kishte qenë vetëm 250 euro.

“Kur Amiri erdhi te Drenica, ai fillimisht kishte rrogë minimale. Në gjashtë muajt e parë, Amiri paguhej me 250 euro”, – ka deklaruar Tahir Lushtaku, ish trajneri i tij për Gazetën Olle.

“Më pas në 12 muajt e fundit, paga e tij ka qenë diku rreth 400 ose 500 euro”, shtoi Lushtaku.

Si ish-trajner i Rrahmanit, Lushtaku u shpreh shumë i lumtur për karrierën e Amirit.

Rrahmani ishte pjesë e Drenicës deri në edicionin 2013/14. Ai më pas u transferua te Partizani, për të vazhduar te RNK Split, Dinamo Zagreb, Verona e tani Napoli.

Paga e tij në Napoli do jetë 1.8 milionë euro në sezon.

-->