Zbulohet sa milionë i ka kushtuar Chelseat shkarkimi i Contes – shuma marramendëse
Futboll
07 Janar 2020
18:36

Klubi i Chelseat është dëmtuar shumë nga Antonio Conte.
Conte, kontrata e së cilit u shkëput në vitin 2018 te Chelsea, i ka kushtuar ‘një mal me para’ klubit londinez.
Së fundmi është zbuluar edhe shuma që Chelsea ka paguar, pas shkarkimit të trajnerit italian, i cili tani drejton skuadrën e Interit, ku po garon për titullin e Serie A.
Goal bën të ditur se ‘Blutë’ kanë paguar 26.6 milionë funte për italianin, apo 30 milionë euro.
Vendin e Contes në stolin e Chelsea e mori Maurizio Sarri, për t’u larguar vetëm një sezon më vonë.
Tashmë skuadra e Chelseat drejtohet nga legjenda e klubit, Frank Lampard, i cili po synon ta kthejë skuadrën në majat e Premierligës.