Zbulohet se cila skuadër po e kërkon Vedat Muriqin

Futboll 10 Maj 2019 08:53

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer me lojërat e tij në kampionatin turk.

Paraqitjet e tij fantastike kanë bërë që shumë skuadra të jetë të interesuar për të, e sidomos nga kampionati turk.

Muriqi nuk po ndalet së shënuari gola, ku është realizatori i tret më i mirë në kampionat.

Shumë skuadra kanë zgjuar interesim për shtatgjatin prizrenas dhe për këtë ka folur edhe menaxheri i lojtarit, Haluk Canatar.

Ky i fundit ka zbuluar për mediat vendore se për sulmuesin ka bërë ofertë konkrete skuadra e Toulouset, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Po, Rizespor ka marrë një ofertë konkrete nga Toulouse. Drejtori sportiv i klubit francez, Ali Rachedi ishte në ndeshjet e Rizesporit kundër Besiktasit dhe Basaksehirit”.

“Ai u nda i kënaqur me paraqitjet e sulmuesit. Tashmë mbetet në ditët në vijim të shihet se si do të zhvillohen bisedimet mes klubit të klientit tim dhe Toulouset”, tha ai.

Ndryshe, 25 vjeçari deri më tani këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka pasur shtatë asistime në të gjitha garat./Insporti

-->