Zbulohet se me cilën skuadër është i dashuri 22 vjeçar i nënës së Neymar

Futboll 13 Prill 2020 17:21

Fundjavën që lamë pas, nëna e Neymar ka prezantuar zyrtarisht të dashurin e saj të ri duke shkaktuar një tronditje të madhe në mediat sociale.

Nadine Gonçalves publikoi të shtunën në llogarinë e saj në Instagram një fotografi me të riun Tiago Ramos, një 22-vjeçar.

“E pashpjegueshmja nuk mund të shpjegohet”, shkroi ajo në postimin e bërë në Instagram.

Neymar da Silva Santos Junior, duket se e ka aprovuar lidhjen e së ëmës, Nadine Goncalves, pasi ai komentoi në një foto të tyre duke thënë: “Bëhu e lumtur, nënë. Të dua”.

Tani mediat janë duke raportuar se Ramos është fans i Real Madridit, rivali i skuadrës së ardhshme të Neymarit me shumë mundësi, Barcelonës.

Ai vazhdimisht ka postuar në llogarinë e tij foto nga “Santiago Bernabeu”, duke treguar se e dashuron atë klub.

-->