Zbulohet shifra marramendëse, kaq duhet të paguajë Real Madridi për ta shkarkuar Zidanen

Futboll 19 Shtator 2019 20:40

Humbja turpëruese nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve të mërkurën ka bërë që të ngjallen thashethemet për të ardhmen e Zinedine Zidanet.

Madje, tashmë menjëherë ka filluar të flitet për emrat që mund ta zëvendësojnë strategun francez.

Njëri prej tyre është edhe ish-trajneri i “Los Blanocs”, Jose Mourinho.

Sidoqoftë, nëse vendos ta shkarkojë Zidanen, Real Madridi duhet të pagiajë një shifër të majme.

Zidane ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysëm kur u rikthye në mars.

Klubi madrilen u pajtua që ai të ketë një pagë neto vjetore prej 13 milionë eurosh, kështu që në total bëhet fjalë për 39 milionë euro neto.

Pra, një shkarkim i Zidanet do t’i kushtonte Realit plot 80 milionë euro.