Zbulohet shuma marramendëse që Barcelona po humb për çdo ndeshje të pa zhvilluar në Camp Nou

Futboll 20 Prill 2020 18:36

Shtypi spanjoll ka llogaritur humbjet e Barcelonës në këtë periudhë pandemie me koronavirus. Për shkak të këtij virusi, kanë kaluar më shumë se një muaj prej kur Barcelona e ka zhvilluar ndeshjen e fundit.

Dhe sipas ‘MARCA’, klubi katalunas humbet 3.3 milionë euro për çdo ndeshje të pa-luajtur në ‘Camp Nou’.

Kjo kryesisht përfshin paratë e fituara nga biletat. Kështu, Barcelona pritet të humbasë 20 deri në 25 milionë euro deri në fund të këtij edicioni.

Mbyllja e ‘Camp Nou’ gjithashtu rezultoi edhe në humbje për shkak të mbylljes së muzeut dhe dyqanit të klubit.

-->