Zbulohet topi zyrtar për sezonin 2018/19 në Premier League (Foto)

Futboll 31 Maj 2018 16:12

Njëra nga ligat kryesore evropiane, Premier League, ka zbuluar topin zyrtar me të cilin do të zhvillohen ndeshjet në sezonin 2018/19, që fillon më 11 gusht.

Topi i cili quhet “Merlin”, është nga kompania Nike, që për 18 sezone është furnizuesi kryesor i pajisjeve sportive në Premier League.

Dizajni i ri nga Nike për topin zyrtar të Premier League “Merlin”, po cilësohet se është më i avancuari deri më tani dhe do të jetë topi i parë, i cili do të ketë vetëm katër tablo.

Në komunikatën për media nga Premier League u tha se, dikur topi i futbollit kishte plotë 32 tablo, por topi i ri nga Nike “Merlin”, do të ketë vetëm katër sosh, që është hera e parë në botë që dizajni i topit të futbollit ka vetëm katër tablo apo panele.

Numri më i pakët i tablove do të thotë se topi ka më pak qepje, duke eliminuar pjesët e forta me ç’rast topi ka pjesë më të buta, ku mundësohet precizitet më i lartë në pasime dhe goditje.

Derisa kombinimi i ngjyrave që është bërë në pozita të caktuar, ndihmon lojtarët që ta identifikojnë më lehtësisht se në cilën anë po rrotullohet topi, kur do të bie dhe sa shpejt është duke lëvizur. /Insporti.com

 

-->