Zekirja Ramadani flet pas fitores historike – Lojtarët tanë janë më shumë se heronj

Futboll 25 Qershor 2019 23:04

Trajneri i KF Feronikelit, Zekirija Ramadani është deklaruar se fitorja kundër Lincoln Red Imps ka qenë tejet e vështirë.

Ramadani i ka cilësuar lojtarët e tij si heronj pasi që e lanë shpirtin në fushë, shkruan Insporti.com.

“Ishte fitore shumë e vështirë. Skuadra kundërshtare ka zhvilluar disa ndeshje ndërsa ne nuk kemi arritur që të zhvillojmë ndeshje kontrolluese dhe kjo bëri që të biem në lojë në pjesën e dytë. Mendoj se lojtarët tanë janë më shumë se heronj pasi që e lanë shpirtin në fushë”, ka thënë Ramadani për RTK pas ndeshjes.

-->