Zekolli: Erolld Belegu pesë pare s’i jep për basketboll

Basketboll 14 Mars 2021 13:52

Legjenda e basketbollit kosovar, Ferit Zekolli në një prononcim për Insportin, shprehur shqetësimin për të arriturat e FBK-së gjatë këtyre viteve.

Zekolli ka folur edhe për Erolld Belegun, për të cilin ka thënë se nuk i jep pesë pare për zhvillimin e basketbollit.

“Të gjitha shpenzimet që janë bërë në Federatën e Basketbollit dhe nëpër ekipet e basketbollit, me miliona, ne akoma nuk kemi prodhuar asnjë basketbollistë, kjo është katastrofë, atë e bëjnë vetëm analfabetët e lëmisë përkatëse.

“Federata e Basketbollit është tash e sa vite federata ma e dobët prej të gjitha federatave të sportit, që ka paur më së paku suksese, vetëm duke iu falënderuar udhëheqjes së dobët që ka pasë, e aty  në radhë të parë numërohet kryetari që ka qenë, Erolld Belegu, i cili 5 pare nuk i ka jep për zhvillimin e basketbollit, e në veçanti për me dal basketbollistë, trajnera e refera të rinj, ajo ka qenë në mënyrë artificiale për me promovu vetveten, e ka mbledh një grup përreth vetit, janë disa njerëz aty të mirë edhe njohës të basketbollit, por për fat te keq aty ende punohet me direktiva të atyre të vjetrave, dhe për atë arsye nuk jam i fare, fare i interesuar të jem pjesë përbërëse të asaj ‘ kllabe’ ta quaj.”

Tutje, Zekolli ka thënë se në periudhën e pasluftës basketbolli ka qenë njëshi në sportin kosovarë.

“Ata që e përcjellin basketbollin e dinë që pas luftës basketbolli ka qenë (njëshi) në sportin kosovarë, kanë qenë të zbrazura 10 vende, pastaj kanë ardhe federatat e tjera”.

-->