Zeneli nuk i harron shokët – ky është mesazhi i tij para ndeshjes

Kombëtarja 07 Shtator 2019 13:10

Sulmuesi Arbër Zeneli do t’i mungojë sot Kosovës në ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë.

Zeneli kishte pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen mes “Dardanëve” dhe Malit të Zi në qershor, ku i këputi ligamentet e gjurit.

Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë do të fillojë prej orës 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Zeneli ka treguar mbështetjen e tij për bashkëlojtarët përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Suksese sot djema, ne jemi me ju”, ka shkruar Zeneli.