Zeneli paraqitet në humbjen e Reims, Berisha mungoi
Kombëtarja
29 Nëntor 2020
16:25

Reims ka pësuar humbje të madhe sot në kuadër të kampionatit elitar francez, Liga 1.
Në ndeshjen që u zhvillua në mesditën e sotme, Reims pësoi humbje si mysafir i Lyonit me rezultat 0:3.
Ndeshjen e sotme, ylli i Kosovës, Arbër Zeneli e nisi nga stoli, kurse Valon Berisha mungoi.
Zeneli u paraqit vetëm në pjesën e dytë nga minuta e 55-të, por pa lënë gjurmë.
Pas 12 javësh, Lyoni ngritet në vendin e dytë me 23 pikë, kurse Reims mbetet në vendin e 17-të me nëntë pikë.