Zeneli shënoi, kjo është nota e tij
Futboll
12 Maj 2019
08:28

Reims edhe në këtë javë ka vazhduar me formë të dobët, duke pësuar humbje nga Caen si mysafir në Ligën 1 të Francës.
Reprezentuesi kosovar, Arbër Zeneli këtë ndeshje e nisi si rezervist por që në pjesën e dytë la gjurmët e tij për skuadrën franceze.
Në minutën e 82-të, u akordua penallti dhe bashkëlojtarët ia besuan yllit të Kosovës ekzekutimin.
24-vjeçari nuk ngurroi të gjuaj dhe kështu shënoi duke e ngushtuar epërsinë e Caen dhe për rezultatin përfundimtar 3:2.
Ndërkaq, për paraqitjen e Zenelit nga pjesa e dytë, prestigjiozja, “ËhoScored” e ka vlerësuar atë me notën 6.7.
Ndrshe, ky është goli i tretë i Zenelit në 14 paraqitje në Ligën 1 që nga janari, teksa ai ka dhuruar edhe tri asistime.