Zënkë mes dy bashkëlojtarëve të LA Lakers

Basketboll 23 Tetor 2021 09:59

Skuadra e La Lakers u mposht me rezultat 105-15 nga Phoenix Suns, transmeton Insporti.

Një episod që mori vëmendjen ishte ajo mes dy bashkëlojtarëve Anthony Davis e Dwight Howard.

Ishte Davis që iu ofrua Howardit duke nisur zënkën për arsye të panjohura, por gjithçka përfundoi shpejtë pas ndërhyrjes së bashkëlojtarëve që reaguan shpejtë për t’i ndarë.

Pas ndeshjes të dy basketbollistët kanë thënë se kjo kacafytje ishte diçka e momentit pasi nuk ka asnjë problem serioz mes tyre.

“Ne thjesht patëm një mosmarrëveshje për diçka tjetër në parket. Ne të dy jemi shumë të pasionuar për të fituar. Ne nuk donim ta humbnim këtë lojë”.

Më poshtë momenti nga mosmarrëveshja:

-->