Zëvendësuesi i Mourinhos ishte pensionuar nga futbolli pas lëndimit të frikshëm në kafkë

Uncategorized 19 Prill 2021 11:59

Ryan Mason dhe Chris Powell do të jenë trajnerët e Tottenhamit të cilët do të zëvendësojnë Jose Mourinhon. Jose Mourinho është shkarkuar nga klubi londinez sipas medieve angleze, dhe se njoftimi zyrtar nga klubi do të bëhet gjatë ditës, raporton Insporti.com.

Vendin e Jose Mourinhos do ta marrë ish futbollisti i Tottenham, Ryan Mason së bashku me Chris Powell deri në fund të sezonit, pastaj klubi do të vendos për trajnerin e ri.

Chris Powell aktualisht është edhe shef i akademisë së Tottenhamit dhe në të kaluarën ka qenë trajner i Charlton Athletic dhe Huddersfield Town. Powell pritet të jetë edhe pjesë e stafit të përzgjedhësit anglez, Gary Southgate në Kampionatin Evropian që do të mbahet në qershor të këtij viti.

Chris Powell: Racism during playing days was so bad my dad stayed away from  games | Sport | The Times
Mauricio Pochettino leaves “open door” for Ryan Mason at Tottenham -  Cartilage Free Captain
Ryan Mason si kapiten i Tottenham në kohën kur kishte trajner Mauricio Pochettino

Mason është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 26 vjeçare pas një lëndimi të rëndë që kishte pësuar në kokë, sa ishte futbollisti i Hull Cityt.

Ai kishte thyer kafkën gjatë një dueli me mbrojtësin anglez, Gary Cahill në ndeshjen Chelsea – Hull City, në janar të vitit 2017.

Që nga pensionimi, ai ka filluar kurset për trajner dhe tashmë është i licencuar.

Mason, 29 vjeçar, është prodhim i akademisë së futbollit të Tottenham. Ai nga viti 2008 deri në 2016 ishte pjesë e klubit, duke zhvilluar 53 ndeshje.

Forma e dobët e “gjelave” në javët e fundit dhe eliminimi nga Liga e Evropës nga Dinamo Zagreb ka bërë që shkarkimi i tij të jetë i pa shmangshëm nga drejtusit e klubit.

Tottenham renditet në pozitën e shtatë në Premier Ligë me 46 pikë të grumbulluara.Në artikullin e “The Telegraph” thuhet se shkarkimi i tij ishte menduar edhe para ndeshjes me Manchester United, të cilën Spurs e humbi në shtëpi me rezultat 1:3.

England's Ryan Mason reflects on breakthrough season with Tottenham Hotspur
Ryan Mason, shihej si një ndër mesfushorët më premtues anglez

Mourinho ishte emëruar trajner i Suprs më 29 nëntor të vitit 2019. Ai kishte zëvendësuar Mauricio Pochettino si trajner.

Paga e portugezit në Tottenham besohet të jetë afër 12 milionë euro në vit.

Tashmë, Mourinho është shkarkuar nga tri klube angleze të ndryshme, Chelsea dy herë, Manchester United dhe Spurs. /Insporti.com/

-->