Zgjidhet skuadra e vitit në Premier League, kundërthënie dhe mospajtime

Futboll 18 Prill 2018 11:12

Teksa po afrohet edhe zyrtarisht fundi i sezonit në Premier League të Anglisë, ku kanë ngelur vetëm edhe 4 xhiro për t’u zhvilluar, është shpallur edhe 11-shja më e mirë e vitit.

Kampioni i sapo shpallur Manchester City, dominon me 5 lojtarë dhe këtu nuk ka ndonjë befasi, kurse nga klubi kampion i sezonit të kaluar, Chelsea, është përzgjedhur vetëm një lojtarë, sikur për t’i bërë me dije londinezëve me disa probleme që kanë hasur së fundmi.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Manchester United, që përkundër se pritet që të përfundojë në vendin e dytë, ka vetëm një lojtarë, portierin De Gea, në këtë përbërje, pasi ka dëshpëruar në tregojë ndeshje kualitative dhe është përballur shpesh me kritika.

Mospajtime mund të ketë për Liverpool, që ka vetëm Mohamed Salah në këtë 11-she, përkundër se është skuadra e vetme angleze që vazhdoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe me gjasa të mira edhe për finale.

Kurse, tre lojtarët e Tottenham në tri repartet tregojnë për lojën e mirë që kanë shfaqur, e mos prania e asnjë lojtari të Arsenal, tregon më së miri formën e “Topçinjve” këtë sezon dhe dëshpërimin që po e kanë tifozët e tyre. /Insporti.com

Manchester City:  Nicolas Otamendi, Kyle Walker, Kevin De Bruyne, David Silva dhe Sergio Aguero.
Manchester United:  David de Gea.
Liverpool:  Mohamed Salah.
Tottenham Hotspur:  Jan Vertonghen, Christian Eriksen dhe Harry Kane.
Chelsea:  Marcos Alonso.

-->