Zgjidhja për PSG është Donnaruma?

Futboll 10 Mars 2018 10:38

Pasi Milan e konfirmoi nisjen e bisedimeve me Reinan, sipas “Corriere dello Sport” i janë hapur dyert Gianluigi Donnarummas  për t’u transferuar te Paris Saint Germaini.

Pepe Reina do të jetë lojtar i lirë kur t’i skadojë kontrata në qershor dhe tashme drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka konfirmuar për “Mediaset Premium” se e kanë informuar Napolin për nisjen e bisedimeve me portierin spanjoll.

Edhe pse nuk është e domosdoshme që Reina të marrë statusin e portierit të parë në “San Siro”, kjo ka rritur spekulimet për largimin e Gianluigi Donnarummas.

Sipas “Corriere dello Sport”, Reinas i është ofruar kontratë 3 vjeçare dhe 3 milionë euro në sezon.

Kjo mund ta largojë Donnarumman nga Milani drejt Paris Saint-Germainit, që është një ndër favoritët për të nënshkruar me italianin.

Gjithçka mund të jetë edhe më shumë e realizueshme nëse Antonio Conte e zëvendëson te PSG-ja Unai Emeryn.

PSG ka harxhuar qindra miliona Euro kohëve të fundit në transfero bombastike, por dështimet në Ligën e Kampionëve kanë bërë që ky klub sërish të rimendojë tërësisht përbërjen e ekipit dhe atë të shtabit teknik të klubit. Një prej opsioneve është që të niset pikërisht nga gjetja e një portieri të ri dhe Donnaruma është pa dyshim portieri më i mirë i lirë në fund të sezonit.

-->