Zhbllokohet sfida Ferizaj – Gjilani

Futboll 14 Qershor 2020 17:09

Është shënuar goli i parë në takimin e javës së 24-të në IPKO Superligën e Kosovës, në mes të Ferizajit dhe Gjilanit, transmeton Insporti.

Mysafirët kanë kaluar në epërsi përmes një goli të hershëm të shënuar nga Gerhard Progni, në minutën e dytë të takimit.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Kaçiu, Kuka, Hyseni, Bardi, Stojanovski, Shaqiri, Orana, Dajaku, Krasniqi, Sadriu, Qerkini.

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Ferreira, Kqiku, Useini, Jonuzi, Svraka, Progni, Hajdari, Nikac.

-->