Zhdrella i bashkohet Partizanit, klubi nga Shqipëria po e teston edhe futbollisti tjetër i Prishtinës

Futboll 05 Gusht 2018 16:46

Partizani i Tiranës vazhdon tu besojë futbollistë nga Kosova, transmeton Insporti.

Klubi nga Shqipëria që tashmë po drejtohet nga trajneri Skënder Gega i cili më parë e ka drejtuar Kombëtares së Shqipërisë U-21, këto ditë është duke i testuar dy futbollistë nga Kampionati i Kosovës.

Riza Shdrella dhe Bleon Shaqiri nga ekipi i të rinjve të Prishtinës, po testohen në klubin e madh shqiptar.

Ata janë aktivizuar dje edhe në ndeshjen miqësore ndaj Tomorit të Beratit.

Mbetet të shihet se a do tu ofrohet kontratë këtyre lojtarëve nga drejtuesit e klubit.

Aktualisht te Partizani luan Labinot Ibrahimi, kurse në vitet e fundit në këtë ekip kanë luajtur shumë futbollistë nga Kosova. /Inspori.com/

bleon shaqiri

-->