Zhdrella: Jam intervistuar për akuzat lidhur me kurdisjen e ndeshjes ndaj Drenicës

Futboll 15 Qershor 2020 12:55

Prokuroria zyrtarisht i ka nisur hetimet për ndeshjen Llapi – Drenica, që e fituan këta të fundit me shifrat 0-2.

Pas ndeshjes që u luajt të shtunën, sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi, ka akuzuar Labinot Osmanin dhe Mentor Zhdrellën se ia kanë lëshuar lojën Drenicës.

Të dielën, 24 orë pas ndeshjes, hetuesit i kanë intervistuar llapjanët, Zhdrella dhe Osmani, por edhe sekretarin.

Lajmin e ka konfirmuar Zhdrella në “Klan Kosova”.

Zhdrella tha se “na kanë intervistuar edhe ju kemi treguar që s’ka pasur kurdisje”.

-->