Zhegra “shndërrohet” në Zvicër para ndeshjes me Serbinë (Foto)

Futboll 22 Qershor 2018 10:18

Ndeshja Serbi – Zvicër, e cila zhvillohet sonte me fillim në ora 20:00 në kuadër të grupit E, në Kosovë po pritet me padurim, kjo për shkak se në përbërjen e skuadrës zvicerane luajnë plotë katër shqiptarë, tre prej të cilëve kanë lindur në Kosovë.

Zhegra, vendlindja e Xherdan Shaqirit, e pret këtë përballje në një mënyrë të veçantë, ku kanë vendosur që përkrahjen e tyre për Zvicrën dhe djelmoshat me prejardhje nga Kosova, ta shfaqin duke vendosur thuajse në çdo shtëpi flamuj zviceran.

Siç shihet në foton e mëposhtme, përgjatë një rruge të tërë në Zhegër, banorët kanë vendosur jashtë shtëpive të tyre flamujt e Zvicrës, kështu duke e shfaqur haptazi përkrahjen e tyre. /Insporti.com

 

-->