Zhegrova debutoi me Basel, kështu u vlerësua nga mediat zvicerane

Kombëtarja 24 Shkurt 2019 09:45

Edon Zhegrova është paraqitur për herë të parë në fanellën e Baselit, që prej huazimit të tij te gjiganti nga Zvicra, në janar.

Reprezentuesi kosovar filloi ndeshjen nga banka rezervë, në fitoren 2-0 kundër Xamax në “Stade de la Maladiere.”

Ai u inkuadrua në minutën e 83-të, duke zëvendësuar Valentin Stockerin.

Zhegrova gjatë këtyre shtatë minutave u tregua mjaft aktiv nga krahu i djathtë, duke dribluar çdo kundështar me sukses.

Ai nga mediat zvicerane është vlerësuar me notën 6.5, transmeton Insporti.com.

19-vjeçari kaloi te Baseli në formë huazimi gjatë janarit, derisa zvicëranët e kanë opsionin e blerjes permanente në fund të sezonit.