Zhegrova dhe Xhaka kështu argëtohen tek Baseli

Futboll 11 Shkurt 2019 08:25

Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova, në fillim të këtij muaji u bë anëtari më i ri i gjigantit zviceranë, FC Basel.

Zhegrova u trasnferua në Basel nga Genku në formë huazimi për një vit e gjysmë, shkruan Insporti.com.

Talenti kosovar si duket është ambientuar shumë shpejt në skuadrën zvicerane, shkak edhe i dy futbollistëve shqiptarë që janë në këtë skuadër, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti.

 

19 vjeçari është një përdorues i madh i rrjetit social, Instagram, dhe përmes një storie ka treguar se tashmë Xhaka është duke e ndihmuar atë.

Zhegrova nuk debutoi në këtë fundjavë, për arsye se ende nuk është në gjendje fizike të mirë./Insporti.com

Image